Kthehu në faqen kryesore

Kushtet e Përdorimit

Përditësuar së fundmi: 1 korrik 2026

Mirë se vini në Pyet Ekspertin!

Këto kushte përdorimi (“Kushtet”) përbëjnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Pyet Ekspertin — një platformë e operuar nga PAJAJ HOLDING & CO SHPK — dhe çdo personi (“ju” ose “përdorues”) që përdor uebsajtin tonë, aplikacionet dhe çdo produkt apo shërbim tjetër të lidhur me to (së bashku, “Platforma”). Duke përdorur Platformën, ju pranoni t’i respektoni këto Kushte.

Ju lutemi t’i lexoni me kujdes këto Kushte.

1.Përshkrimi i Shërbimeve

Pyet Ekspertin ofron një Platformë që mundëson lidhjen me profesionistë të licencuar dhe të verifikuar në Shqipëri (juristë, ekonomistë, noterë, avokatë, kontabilistë dhe këshilltarë tatimorë — “Profesionisti”) për konsultime dhe shërbime të tjera profesionale përmes internetit. Ne nuk ofrojmë vetë këshillim ligjor, financiar, tatimor apo shërbime të tjera profesionale.

Pyet Ekspertin është shërbim konsultimi online dhe nuk zëvendëson përfaqësimin zyrtar pranë gjykatave, noterisë apo institucioneve shtetërore. Për veprime që kërkojnë përfaqësim ligjor formal ose afate urgjente, ju duhet t’i drejtoheni drejtpërdrejt organit kompetent.

2.Përdorimi i Platformës

2.1. Kualifikimet e Përdoruesit. Për të përdorur Platformën, ju duhet të jeni të paktën 18 vjeç, të jeni i moshës madhore dhe i zoti për të vepruar. Ju duhet të siguroheni që informacioni që ofroni është i saktë dhe i plotë, dhe ta përditësoni sa herë që është e nevojshme.

2.2. Llogaria juaj. Ju duhet të krijoni një llogari për të përdorur shërbimet tona. Jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së kredencialeve tuaja dhe për të gjitha aktivitetet që ndodhin nën llogarinë tuaj. Ju pranoni të njoftoni menjëherë Pyet Ekspertin për çdo përdorim të paautorizuar të llogarisë suaj.

2.3. Përdorimi i Lejuar. Platforma duhet të përdoret vetëm për qëllime ligjore dhe në përputhje me këto Kushte. Ju nuk duhet ta përdorni Platformën për të dërguar materiale të paligjshme, abuzive, ofenduese, të pahijshme apo në kundërshtim me të drejtat e të tjerëve.

3.Politika e Privatësisë

Politika jonë e Privatësisë përshkruan se si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale. Duke përdorur Platformën, ju pranoni mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj në përputhje me të.

Pyet Ekspertin do t’i përpunojë të dhënat e përdoruesve në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i mbajë ato konfidenciale ndaj palëve të treta. Të dhënat personale nuk do t’u shiten kurrë palëve të treta për qëllime marketingu, promocioni apo qëllime të ngjashme.

4.Pagesat dhe Tarifimet

4.1. Tarifat. Ju pranoni të paguani të gjitha tarifat e përcaktuara për shërbimet që merrni përmes Platformës. Çmimi i çdo seance përcaktohet nga Profesionisti dhe shfaqet qartë përpara konfirmimit të rezervimit. Pyet Ekspertin mban një komision platforme prej 15% mbi vlerën e seancës; pjesa e mbetur i takon Profesionistit.

4.2. Metodat e Pagesës. Pagesat procesohen online me siguri nga ofruesit tanë të pagesave (POK Payments dhe/ose Stripe), përmes kartave të vlefshme të kreditit dhe debitit. Të dhënat e kartës nuk ruhen kurrë në serverët tanë — përdoren vetëm token-a të sigurt. Ju autorizoni tarifimin e metodës suaj të pagesës për shërbimet që merrni.

4.3. Mosmarrëveshjet e Pagesave. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje lidhur me një pagesë, ju lutemi na kontaktoni te info@pyetekspertin.com. Ne do të përpiqemi ta zgjidhim në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme.

5.Të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Profesionistit

5.1. Profesionistët. Profesionistët që ofrojnë shërbime përmes Platformës janë të verifikuar dhe të pavarur; ata nuk janë punonjës, agjentë apo përfaqësues të Pyet Ekspertin. Roli i Platformës kufizohet vetëm në mundësimin e lidhjes mes Profesionistit dhe Përdoruesit. Profesionistët janë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve dhe për ruajtjen e konfidencialitetit të klientëve të tyre. Pyet Ekspertin nuk është përgjegjës për cilësinë apo rezultatet e shërbimeve të ofruara nga Profesionistët.

Nëse mendoni se shërbimet e një Profesionisti nuk i plotësojnë nevojat apo pritshmëritë tuaja, mund të zgjidhni një Profesionist tjetër që ofron shërbime përmes Platformës. Nëse një Profesionist me të cilin jeni lidhur ndalon përdorimin e Platformës, ne do t’ju njoftojmë me email dhe do të keni mundësinë të lidheni me një Profesionist të ri.

5.2. Konfidencialiteti. Profesionistët janë të detyruar të respektojnë rregullat e konfidencialitetit dhe të mbrojtjes së të dhënave sipas legjislacionit në fuqi dhe kodit të etikës të profesionit të tyre.

6.Kufizimi i Përgjegjësisë

6.1. Pyet Ekspertin nuk është përgjegjës për ndonjë dëm që mund të lindë nga përdorimi i shërbimeve të Profesionistëve nëpërmjet Platformës. Ne nuk garantojmë se shërbimet tona do të jenë të pandërprera ose pa gabime. Në masën më të madhe të lejuar nga ligji, Pyet Ekspertin përjashton çdo përgjegjësi për dëme direkte, indirekte, të veçanta, të rastësishme apo të pasuara që mund të lindin nga përdorimi i Platformës.

6.2. Asnjë Garanci. Pyet Ekspertin nuk jep asnjë garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, lidhur me saktësinë, besueshmërinë, cilësinë ose përshtatshmërinë e shërbimeve të ofruara nga Profesionistët për ndonjë qëllim të veçantë. Ju e kuptoni dhe pranoni se këshillimin po e merrni drejtpërdrejt nga Profesionisti — i cili sipas ligjit dhe institucioneve shqiptare është i verifikuar në fushën përkatëse — dhe jo nga Platforma apo përfaqësuesit e saj.

7.Kompensimi

Ju pranoni të mbroni, dëmshpërbleni dhe mbani të padëmtuar Pyet Ekspertin, drejtuesit, punonjësit dhe përfaqësuesit e tij nga çdo kërkesë, dëm, humbje ose kosto (përfshirë tarifat ligjore) që mund të lindin nga përdorimi i Platformës ose nga shkelja e këtyre Kushteve nga ana juaj.

8.Ndryshimet në Kushte

Ne rezervojmë të drejtën t’i ndryshojmë këto Kushte në çdo kohë. Ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit në faqen tonë. Ju inkurajoheni t’i rishikoni rregullisht këto Kushte. Përdorimi i vazhdueshëm i shërbimeve pas publikimit të ndryshimeve përbën pranimin tuaj të tyre.

9.Ndërprerja e Shërbimeve nga Platforma

Pyet Ekspertin rezervon të drejtën të ndërpresë ose pezullojë llogarinë tuaj dhe qasjen në shërbime në çdo kohë, pa njoftim paraprak, nëse shkelni këto Kushte ose për ndonjë arsye tjetër sipas gjykimit të arsyeshëm të Platformës.

10.E Drejta e Pronësisë Intelektuale

E gjithë përmbajtja në Pyet Ekspertin — përfshirë tekstet, grafikat, logot dhe softuerin — është pronë e Pyet Ekspertin / PAJAJ HOLDING & CO SHPK ose e licencuesve të saj dhe mbrohet me të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale. Ju nuk keni të drejtë të kopjoni, shpërndani, modifikoni ose krijoni vepra derivative nga përmbajtja pa lejen tonë të shprehur me shkrim.

11.E Drejta për të Refuzuar Shërbimin

Pyet Ekspertin rezervon të drejtën të refuzojë shërbimin për cilindo përdorues, për çfarëdo arsye të ligjshme dhe në çdo kohë.

12.Rimbursimi

Rimbursimet ofrohen nëse Profesionisti nuk paraqitet në seancë, ose duke shqyrtuar secilin rast individualisht. Për të kërkuar një rimbursim, ju lutemi kontaktoni te info@pyetekspertin.com dhe shpjegoni arsyen së bashku me numrin e rezervimit. Mund të bashkëngjitni dëshmi mbështetëse (screenshot-e, konfirmim pagese apo dokumente të tjera). Pagesat janë të pakthyeshme përveç rasteve të parashikuara në këtë seksion ose kur kërkohet ndryshe me ligj.

13.Ligji i Zbatueshëm dhe Juridiksioni

Këto Kushte rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga konfliktet e parimeve ligjore. Çdo mosmarrëveshje që lind nga ose në lidhje me këto Kushte do të zgjidhet me mirëkuptim; në rast se kjo nuk arrihet, palët do t’i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

14.Ndërprerja nga Përdoruesi

Ju mund të ndërprisni përdorimin e shërbimeve tona në çdo kohë duke mbyllur llogarinë tuaj. Ne rezervojmë të drejtën të ndërpresim ose pezullojmë qasjen tuaj në shërbime në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye, përfshirë shkeljen e këtyre Kushteve.

15.Forca Madhore

Pyet Ekspertin nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë vonesë ose dështim në përmbushjen e detyrimeve nëse ai rezulton nga shkaqe përtej kontrollit të saj të arsyeshëm, përfshirë por pa u kufizuar në: fatkeqësi natyrore, luftë, terrorizëm, trazira, veprime të autoriteteve, zjarre, përmbytje, greva, ndërprerje të internetit apo energjisë, sulme kibernetike ose incidente të tjera teknike të jashtëzakonshme.

16.Informacione të Përgjithshme

Këto Kushte përbëjnë të gjithë marrëveshjen ndërmjet jush dhe Pyet Ekspertin dhe zëvendësojnë çdo marrëveshje të mëparshme. Nëse ndonjë dispozitë konsiderohet e pavlefshme ose e pazbatueshme, pjesa e mbetur do të vazhdojë të jetë në fuqi. Mosveprimi ynë për të zbatuar ndonjë të drejtë nuk përbën heqje dorë nga ajo. Njoftimet mund t’ju dërgohen me email ose përmes publikimeve në Platformë. Nëse këto Kushte përkthehen dhe ka mospërputhje, versioni në gjuhën shqipe ka përparësi.

17.Kontakt

Nëse keni pyetje rreth këtyre Kushteve, ju lutemi na kontaktoni te info@pyetekspertin.com.

Operuar nga PAJAJ HOLDING & CO SHPK. Për çdo pyetje na shkruani te info@pyetekspertin.com.